LAJMI I FUNDIT:

Finalja e Ligës së Evropës, Unitedi e prek për herë të parë në histori

Finalja e Ligës së Evropës, Unitedi e prek për herë të parë në histori

Manchester United ka avancuar në finalen e Ligës së Evropës për herë të parë që kur filloi gara në vitin 1971.

Skuadra e Jose Mourinhos fitoi ndaj Celta Vigos në gjysmëfinale për të kaluar në finale, ku ata do të përballen me Ajaxin më 24 maj në Stokholm.


Djajtë e Kuq kanë fituar tri herë Ligën e Kampionëve, por ende po kërkojnë titullin e tyre të parë në garën evropiane të nivelit të dytë, përcjell Telegrafi.

Sevilla është klubi më i suksesshëm në Ligës e Evropës, i cila dikur njihej si Kupa UEFA, duke fituar turneun pesë herë në 11 vitet e fundit. /Telegrafi/