LAJMI I FUNDIT:

Filtrohen avokatët

Filtrohen avokatët

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), është duke e bërë filtrimin e të gjithë avokatëve që janë të regjistruar në këtë institucion e që janë duke punuar me dy puna me orar të plotë. Kështu ka bërë të ditur Kryetari i OAK-ut, Ibrahim Dobruna, gjatë një konference për media, më ç’ rast ka prezantuar raportin vjetor 2012, i cili pasqyron sfidat dhe rezultatet e arritura gjatë këtij viti në OAK. Një ndër sfidat që ai i ka cilësuar si pengesë në punën e OAK-ut, ka përmendur Ligjin për Avokatinë dhe mungesën e hapësirave.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Ibrahim Dobruna, duke folur për sfidat që i ka pasur ky institucion gjatë vitin 2012, ka thënë se Ligji për Avokatinë dhe mungesa e hapësirave janë disa nga faktorët që e pengojnë punën e OAK-ut.

Në këtë drejtim ai pret ndihmën edhe të Ministrisë së Drejtësisë, ku zgjidhja e këtyre problemeve, sipas Dobrunës, do t’i zgjidheshin duart Odës së Avokatëve për ta realizuar funksionin që e ka në bazë të ligjit.


“Sfidat e Odës së Avokatëve të Kosovës tash për tash janë dy kryesoret, ligji për avokatinë në të cilin kanë punuar avokatët dhe janë t’u i marrë edhe mendimet dhe interpretimet e akterëve në sistemin e drejtësisë, nën një, dhe nën dy është hapësira. Këto dy çështje janë që e pengojnë zhvillimin e Odës me përmasat qysh e kemi konceptin dhe çfarë është misioni i Odës së Avokatëve të Kosovës. Në qoftë se mbërrijmë që përmes përkrahjes…, presim që të kemi përkrahje prej Ministrisë së Drejtësisë, por edhe prej faktorëve tjerë relevant, nëse mbërrijmë që t’i zgjidhim këto dy çështje, Odës së Avokatëve të Kosovës i zgjidhen duart për të funksionuar dhe për ta realizuar funksionin që e ka në bazë të ligjit dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Kreu i OAK-ut, Dobruna, ka thënë më tej se janë duke e filtruar listën e avokatëve që janë duke punuar në më shumë se një punë me orar të plotë.

“Oda e Avokatëve dhe bordi drejtues është duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme në kuptimin e pastrimit të listave prej atyre që nuk i përmbushin kushtet ligjore për të vazhduar të jenë avokat dhe ne veç kemi filluar që t’i identifikojmë individët që kanë edhe marrëdhënie të rregullt pune diku edhe si avokat dhe i kemi fshirë disa prej tyre”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se me ligjet në fuqi lejohet që një avokat të punojë me kontratën mbi vepër, e cila nuk llogaritet si marrëdhënie e rregullt e punës.

Dobruna ka folur edhe për ndëshkimet e mundshme të avokatëve që i thyejnë rregullat, më ç’ rast ka thënë se janë 2-3 avokat që janë suspenduar përkohësisht, pasi që ndaj tyre janë ngritur aktakuza, por nuk ka specifikuar se për çfarë veprash ata janë suspenduar.

“Ne i kemi tre avokatë që janë suspenduar dhe licencat e tyre janë pezulluar derisa të përfundojnë procedurat penale që janë iniciuar ndaj tyre”, ka thënë ai.

Për më tepër, Oda e Avokatëve të Kosovës, si qëllim kryesor ka avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke mbështetur procesin e reformës ligjore. OAK-u po ashtu si synime të përhershme konsideron angazhimet për ruajtjen e pavarësisë së profesionit ligjor dhe pushtetit gjyqësor si themele të shoqërisë së lirë demokratike.

Oda e Avokatëve të Kosovës është kategori Kushtetuese, e cila veprimtarinë e vet e rregullon me Ligjin për Avokatinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori