LAJMI I FUNDIT:

Filmi suedez fiton në Festivalin e Kanës

Filmi suedez fiton në Festivalin e Kanës

Satira e botës së artit “Katrori”, me regjisor Roben Ostlund, fitoi çmimin e parë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Filmi suedez ishte një prej 19 produksioneve që garonin për Palmën e Artë, në 70-vjetorin e festivalit në rivierën franceze.


Fitorja i shkoi papritur filmit suedez, pasi kritikët kishin vlerësuar si tre më të mirët, dramën franceze “120bpm”, trilerin “Good Times” dhe filmin romantik rus “Loveless”, si më të mirët.

Juria që vlerësoi si më të mirën filmin suedez, drejtohej nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar, raporton TCH.

Në filmin “Katrori”, në rolin kryesor është aktori Claes Bang bashkë me aktorin britanik Dominic West dhe aktoren Elisabeth Moss në role mbështetëse. Megjithëse mori kritika të mira, askush nuk e priste që filmi të merrte Palmën e Artë.

Ngjarja përqendrohet te Kristiani, personazhi i Bang, ndërsa galeria e artit që ai drejton përgatitet për një ekspozitë të re. Ndërkohë, jeta e tij private nis të bëhet kaotike, pasi e grabisin dhe ai kërkon kthimin e pronës së tij në mënyra të jashtëligjshme.

Nga mediat, filmi “Katrori” u cilësua si një ngjarje që zhvillohet ngadalë, por që ka një forcë totale ndaj së cilës nuk mund të rezistohet.

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori