LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Shumë shpejt do ta bëjë të ditur datën e seancës konstitutive të Kuvendit (Foto)

Thaçi: Shumë shpejt do ta bëjë të ditur datën e seancës konstitutive të Kuvendit (Foto)

E plotësuar: Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në takimin me partitë politike tha se shumë shpejt do të shpallë datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kosovës.

Thaçi ftoi partitë politike që të koordinohen për ta mbajtur seancën e parë ku do të verifikohen mandatet e deputetëve dhe t’i hapin rrugë formimit të Qeverisë.

“Kjo qeveri do të jetë Qeveria e stabiliteti, multietnike dhe e orientimit euroatlantik, që do të angazhohet të realizojë sa më shpejt aspiratat e qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe BE”, u shpreh presidenti.

Ai ka thënë se parimet bazë që do të duhej të ndërtohet Qeveria e Kosovës, duket të jenë respektimi i rendit dhe ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, demarkacioni dhe Asociacioni, respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, liberalizimi i vizave, dialogu me Serbinë, transformimi i FSK-së në FAK.

Presidenti tha se pas konsultimit me partitë politike do ta bëjë shumë shpejt të ditur edhe datën e mbajtjes së seancës, ndërkaq tha se kjo do të bëhet në kuadër të afatit kohor të paraparë me ligj.

Ndryshe, ftesën e presidentit Thaçi për takimin konsultativ e kanë refuzuar Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-AKR-Alternativa.

Refuzimin ndaj ftesës së Thaçit e ka njoftuar edhe Lista Serbe.

Rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar më 8 korrik dhe brenda 30 ditësh presidenti duhet ta caktojë datën e mbajtjes së seancës konstituive ku zgjidhet kryetari dhe betohen deputetët e rinj. /Telegrafi/

Fillon takimi konsultativ, Thaçit i shkojnë në takim vetëm PAN-i dhe komunitetet (Foto)

Ka filluar të mbahet takimi konsultativ i presidentit Hashim Thaçi me përfaqësuesit e disa prej partive parlamentare për ta caktuar datën e seancës konstituive.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi me këtë rast tha se zgjedhjet parlamentare kanë qenë të lira dhe demokratike, si dhe partitë politike kanë dëshmuar pjekuri politike.

Ai tha se kjo pjekuri politike duhet të vazhdojë edhe në të ardhme.

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka theksuar se partia të cilën ai e përfaqëson ka gatishmëri që t’i mbështesë të gjitha proceset pozitive në vend, raporton Telegrafi.

Ai në takimin e thirrur me partitë politike, nga shefi i shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se “Kosovës i duhen institucione demokratike dhe të mirëfillta”, e të cilat sipas tij, do të jenë në shërbim të qytetarëve.

“Na vjen keq që subjektet që nuk i kanë fituar zgjedhjet, nuk janë në frymën e bashkëpunimit dhe shtetndërtimit, duke lejuar që të mbizotëroj interesi klanor dhe individual. Ata kanë treguar se nuk janë në shërbim të interesit të vendit. Ne jemi që institucionet të formohen dhe të thirret seanca në afatet e parapara kushtetuese”, ka shtuar Lekaj.

Ndryshe, ftesën e presidentit Thaçi për takimin konsultativ e kanë refuzuar Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-AKR-Alternativa.

Refuzimin ndaj ftesës së Thaçit e ka njoftuar edhe Lista Serbe nëpërmjet kryetarit, Goran Rakiq.

Rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar më 8 korrik dhe brenda 30 ditësh presidenti duhet ta caktojë datën e mbajtjes së seancës konstituive ku zgjidhet kryetari dhe betohen deputetët e rinj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori