LAJMI I FUNDIT:

Fillon Superliga e milionave kineze, ndeshja e parë e kampionatit përcillet vetëm nga 16 spektatorë (Foto)

Fillon Superliga e milionave kineze, ndeshja e parë e kampionatit përcillet vetëm nga 16 spektatorë (Foto)

Diçka e pazakontë dhe e papritur ka ndodhur në Superligën Kineze, duke i befasuar të gjithë ndjekësit e futbollit.

Superliga e Kinës ka qenë kampionati më i përfolur dy vitet e fundit.

E gjithë kjo pasi kanë shpenzuar shifra marramendëse për të transferuar futbollistë nga skuadrat evropiane duke bërë bujë të madhe.

Mbyllet afati kalimtar në Kinë, shifra rekord këtë vit për transferime - Këto janë blerjet më të bujshme
Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar në Kinë, shifra rekord këtë vit për transferime - Këto janë blerjet më të bujshme

Klubet kineze shpenzuan hiç më pak se 331 milionë euro gjashtë afatit të fundit kalimtar që përfundoi të martën e kaluar dhe pritej një kampionat plot garë mes vete.

Megjithatë, ndeshja hapëse në mes të Guizhou Zhicheng dhe Liaoning Whowin ka befasuar të gjithë pasi u ndjek nga vetëm rreth 16 njerëz dhe të gjithë u befasuan pasi mesatarja e tifozëve është rreth 20 mijë tifozë në ndeshje, përcjell Telegrafi.

Por, arsyeja nuk ishte te mungesa e tifozëve, kjo pasi fusha e skuadrës vendase ishte e dënuar për një ndeshje pa tifozë dhe të gjithë spektatorët ishin njerëz të mediave.

Oscars 2017 - Më të mirët në botën e futbollit (Foto/Video)
Lexo po ashtu Oscars 2017 - Më të mirët në botën e futbollit (Foto/Video)

Ky dënim erdhi për shkak të hyrjes në fushë të shikuesve të skuadrës në ndeshjen e ‘Play-Offit’, kur skuadra Guizhou Zhicheng siguroi promovimin në Superligë.

Ndeshja në fund përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori