LAJMI I FUNDIT:

Fillon sezoni veror, rrugët e Londrës mbushen me super-vetura të parkuara në vende të ndaluara (Foto)

Fillon sezoni veror, rrugët e Londrës mbushen me super-vetura të parkuara në vende të ndaluara (Foto)

Kryeqyteti i Anglisë është mbushur edhe këtë vit, me super-vetura të cilat pronarët e tyre të pasur, i parkojnë në vende të ndaluara.

Ferrari, Lamborghini, Porsche, McLaren dhe Masserati janë në mesin e këtyre makinave, që kanë zënë vend kryesisht në rrugët luksoze lokale të shtrenjta, transmeton Telegrafi.

Pronarë e tyre që vijnë nga vende të ndryshme, nuk e kanë aspak problem ta lënë veturën në vend të ndaluar, sepse gjoba prej 150 eurosh nuk iu duket e lartë.

Madje, nëse paguhet brenda 14 ditëve, ata detyrohen të paguajnë vetëm gjysmën e shumës.

Vendasit janë të shqetësuar nga ky fenomen, që përsëritet çdo vit në sezonin veror, duke iu vështirësuar apo edhe bllokuar lëvizjen normale me makinë. /Telegrafi/