LAJMI I FUNDIT:

Fillon PunPun-Startups Battle, TV show më interesant për ndërmarrësi

Fillon PunPun-Startups Battle, TV show më interesant për ndërmarrësi

Sot në ambientet e ICK-së në Prishtinë, u mbajt konferenca për shtyp, me ç’rast u prezantua fillimi i TV show-it dhe garës më interesante për biznese të reja, PunPun-Startups Battle, i cili fillon të transmetohet nga e mërkura e ardhshme, në Klan Kosova.

Ky format është ideuar nga Kolegji Universum dhe realizohet në partneritet me Trembelat dhe Innovation Center Kosovo, ndërsa mbështetet nga GIZ-i gjerman dhe Banka Ekonomike.


PunPun-Startups Battle, e cila bazohet në modelin e mirënjohur botëror, “Get in the Ring” (GITR), do të jetë betejë dhe platformë për 32 biznese të reja dhe inovative, të cilat garojnë në mes veti për çmimin e madh prej 10.000 euro.

Ky Show ka gjithsej 17 episode dhe për çdo episod garojnë nga 4 biznese të reja (startup), nga të cilat juria profesionale përzgjedh dy fitues për të vazhduar rrugën në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale. Që të katër finalistët fitojnë çmime të rëndësishme nga ICK dhe Kolegji Universum.

Alejtin Berisha, drejtor ekzekutiv në Kolegjin Universum dhe ideatori Startups Battle foli për rëndësinë e këtij emisioni në inspirimin e të rinjve për ndërmarrësi dhe misionin e Kolegjit Universum për të përkrahur ndërmarrësin në të gjitha format. “Në Kolegjin Universum ne besojmë fuqishëm në ndërmarrësi si promotore e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës në Kosovë. Për ne, ndërmarrësi është heroi i vërtetë i Kosovës”, tha Berisha.

Yll Rugova nga Trembelat tregoi për misionin e tyre me emisionin edukativ PunPun dhe si i kanë bashkuar forcat me Kolegjin Universum dhe ICK-në për të sjellë një format të ridheinovativicili jo vetëm do të sjellë shumë argëtim në shtëpitë tona, por edhe edukim dhe inspirim për ndërmarrësinë. Ai foli mbi përvojën e tyre të pasur me dy edicionet e Pun Pun dhe kontributin e tyre në këtë bashkëpunim të ri.
Shpend Lila nga ICK foli për rolin e ICK-së në zhvillimin e ndërmarrësish në Kosovë dhe pse ata i janë bashkuar këtij formati.

“Në ICK ne çdo ditë punojmë për të mbështetur ndërmarrësit e rinj, ndërsa këtë herë kemi vendosur që këtë ta bëjmë edhe përmes një show televiziv, duke rritur kështu ndikimin tonë në Kosovë. Për më shumë ekipet fituese do të inkubohen në ICK, ku do të përfitojnë grante për fillimin e biznesit, si dhe konsulencë, mentorim dhe trajnime të vazhdueshme deri në dy vite” theksoi Lila.

Ai foli edhe për përzgjedhjen dhe trajnimin që është duke u bërë me biznese gjatë kësaj jave nga Kolegji Universum dhe ICK në mënyrë që bizneset të cilat prezantojnë në këtë show të jenë sa më të përgatitura.

Ndërsa Gent Fetahaj nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ tregoi arsyet se pse GIZ ka vendosur të mbështes këtë emision, duke treguar edhe për objektivat e GIZ-it gjerman në mbështetje të punësimit, vetëpunësimit dhe inovacionit.

PunPun Startups Battle do të fillojë së transmetuari në Klan Kosova nga 21 qershori dhe do të vazhdojë deri me 20 nëntor në finalen e madhe.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori