Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka filluar java e shëndetësisë Kosovë-Turqi.
Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, me këtë rast, tha se po vazhdon tradita dhe miqësia turko-kosovare në shëndetësi me bashkëpunim shumë konkret, ku përfituesit më të mëdhenj janë pacientët kosovarë.
“Përveç investimeve konkrete së shpejti do të inaugurohet mjekimi intensiv, investim nga shteti i Turqisë, bashkëpunimi po vazhdon edhe në sferën e drejtpërdrejt të bashkëpunimit në mes të kolegëve profesionistë nga Turqia dhe atyre nga QKUK, ku përfitues direkt është pacienti”, tha Gjocaj.
Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë tha se ky është një bashkëpunim i mirë në mes dy sistemeve shëndetësore, atij të Turqisë dhe të Kosovës.
“Prania e profesionistëve nga Turqia sigurisht që do të kontribuoj shumë në shkëmbimin e përvojave sikurse herëve të kaluara, urojmë që të kemi punë të suksesshme bashkë me kolegët kosovarë, mjekët e infermierët, jo vetëm në punën praktike por edhe në shkëmbimin e përvojave profesionale”, u shpreh ministri Rrahmani.
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, theksoi se mjekët më të çmuar kanë ardhur nga spitale të ndryshme nga Turqia, por dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë.
“Me rastin e kësaj jave edhe njëherë po dëshmohen bashkëpunimet e shëndosha e të mira që i kemi me Kosovën, sidomos në fushën e shëndetësisë, pra kjo është edhe një hallkë tjetër në zinxhirin e bashkëpunimeve të mira”, u shpreh ambasadorja Kiliç.
Mjeku Öner Güner, drejtor gjeneral për marrëdhënie ndërkombëtare dhe BE në Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë potencoi se kjo është hera e katërt që organizohet java e shëndetësisë Kosovë- Turqi.
“Mbështetja jonë është ofruar jo vetëm këto 9 vjet, kemi qenë gjithmonë dhe jemi me afër Kosovës, kemi kryer 128 operacione, 936 trajtime të ndryshme. Jemi të lumtur që shkëmbejmë përvoja me kolegët tanë dhe ofrojmë shërbime me kualitative për popullin e Kosovës, pa pasur nevojë të shkojnë jashtë por të trajtohen këtu”, tha ai.
Gjatë kësaj jave, ekspertë të fushave të ndryshme të shëndetësisë nga Turqia, në bashkëpunim, me mjekët nga Kosova do të kryejnë intervenime në fushën kardiologjisë, kardiokirurgjisë së të rriturve dhe fëmijëve, anestezionit dhe mjekimit intensiv, kirurgjisë së fëmijëve, obstetrikës me gjinekologji, kirurgjisë plastike dhe rekonstruktime, urologjisë, kirurgjisë abdominale, oftalmologjisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi