LAJMI I FUNDIT:

Fillon implementimi i pensionit invalidor të punës dhe atij familjar

Fillon implementimi i pensionit invalidor të punës dhe atij familjar

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka bërë të ditur se ka filluar implementimi i pensionit invalidor të punës dhe pensionit familjar.
Sipas tij, nga 27 marsi mund të aplikohet për këto dy lloj skemash.

“Sot në Lidhjen e Pensionistëve në mënyrë simbolike prezantova udhëzimin administrativ për pension invalidor të punës dhe njoftova për procedurat për pensionin familjar. Gjatë javës në zyret pensionale mund të merren aplikacionet dhe informatat e nevojshme, kurse ligjërisht nga e hëna e ardhshme (27 mars) mund të aplikohet për këto dy skema të reja në kuadër të sistemit pensional”, ka shkruar ministri Abrashi në profilin tij në Facebook.


Këto dy skema të reja pensionale, sipas tij, e rrisin mirëqenien e qytetarëve, shkruan Telegrafi.

“Këto dy skema të reja pensionale, e lehtësojnë proceset e punës dhe na ofrojnë edhe një hap para reformës pensionale”, tha Arban Abrashi. /Telegrafi/