LAJMI I FUNDIT:

Fillon bashkëpunimi mes UBT-së dhe Komunës së Gjakovës

Fillon bashkëpunimi mes UBT-së dhe Komunës së Gjakovës

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, dekani i Fakultetit të Arkitekturës, prof. dr Lulzim Beqiri dhe dekani i Inxhinierisë së Ndërtimit Prof. dr Muhamet Ahmeti, kanë pritur në takim kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Me këtë rast, rektori Hajrizi dhe kryetarja Kusari- Lila kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ofron mundësi bashkëpunimi në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në kontributin që do ta ofrojë UBT, për zhvillimin e komunës së Gjakovës.


Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit me komunat e Kosovës, Hajrizi tha se kjo marrëveshje ka për qëllim sigurimin e programeve të përbashkëta të bashkëpunimit, në zhvillimin dhe implementimin e programeve për zhvillim ekonomik dhe industrial të komunës së Gjakovës, si dhe në organizimin e aktiviteteve të tjera të interesit të dyanshëm.

“UBT do ta ndihmojë Komunën e Gjakovës në dhënien e ekspertizës profesionale, me qëllim të arritjes së një shkalle të suksesshme të ndërtimit të kapaciteteve institucionale, në planifikim urban të Gjakovës, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta”, theksoi rektori ai.

Në anën tjetër, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila shprehu gatishmërinë e komunës, që ajo e drejton, për të mbështetur projektet e përbashkëta, që do të iniciohen në vazhdim.

Iniciativën për këtë bashkëpunim e kanë filluar përgjegjësi i zyrës së projekteve Burim Meqa dhe Prodekani i Inxhinierisë së Ndërtimit prof. Visar Krelani.

Me kryetaren Kusari- Lika, rektori Hajrizi, dhe dekani Beqiri kanë diskutuar edhe për projektin e Modernizmit në Gjakovë, projekt ky i ngjashëm me atë që UBT e ka finalizuar në komunën e Ferizajt.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori