LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë xhirimet e filmit “Një tregim Prishtine”, regjisorja Berisha shpalos detajet e dramës më të re në kryeqytet (Foto)

Fillojnë xhirimet e filmit “Një tregim Prishtine”, regjisorja Berisha shpalos detajet e dramës më të re në kryeqytet (Foto)
Aktorët Teuta Krasniqi dhe Donat Qosja gjatë xhirimeve të filmit "Një tregim Prishtine".

Kinematografisë shqiptare shumë shpejt po i shtohet edhe një tjetër film i metrazhit të gjatë. “Një tregim Prishtine” do të mbajë titullin projekti më i ri filmik i regjisores Burbuqe Berisha, i cili do të sjellë brenda tij një temë mjaft aktuale, po aq sa edhe të thellë.

Filmi i ri do të jetë i zhanrit dramë, gjersa këto ditë ka filluar puna për realzimin e tij


E kontaktuar nga Telegrafi, Berisha ka treguar se sot (e shtunë) në kryeqytet kanë filluar xhirimet e këtij filmi, teksa ka shtjelluar edhe temën qaë trajtohet në të.

“Jemi në përgaditje të një filmi të metrazhit të gjatë, i cili do të vazhdojë xhirimet deri në fund të muajit mars të vitit 2017, për arsye se është i ndarë në disa etapa, gjersa tema e shtjelluar në të është mjaft sociale, flet për një familje, ku një vajzë e vogël sëmuret nga leukemia dhe prindërit e saj bëjnë të pamundurën për të gjetur të ardhurat e duhura për ta shëruar”, ka thënë ajo.

Regjisorja gjithashtu ka treguar se një ndër arsyet se pse ka vendosur të pasqyrojë një temë të tillë në film, është se ngjarje të tilla janë shumë aktuale në ditët e sotme.

Në rolet kryesore të këtij filmi janë aktorët Teuta Krasniqi dhe Donat Qosja, teksa nuk do të mungojnë as emra të tjerë të njohur nga fusha e aktrimit si: Aurita Agushi, Luran Ahmeti, Edi Kastrati, Myrvete Kurtishi etj. Ky projekt ka hapur rrugët edhe për artistët e rinj si Artiona Hamdijaj dhe Lis Tafa, të cilët kanë rolin e fëmijëve dhe janë deputues në këtë film.

Si çdo projekt kinematografik në Kosovë, edhe filmi “Një tregim Prishtine” është hasur në probleme të ndryshme. Berisha thekson se kanë hasur probleme në buxhet, mirëpo prapëseprapë të ardhurat janë të mjaftueshme për të relaizuar një film të tillë.

“Po, edhe ne si shumë projekte tjera filmike në Kosovë kemi pasur probleme, buxheti ka qenë kogja i limituar. Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për rritjen e buxhetit, megjithatë edhe me anë të sponsorëve kemi arritur që të sigurojmë të ardhura të mjaftueshme për ta realizuar këtë film”.

“Një tregim Prishtine” nën regjinë e Burbuqe Berishës, me skenar të Getoarbë Mulliqi-Bojaj dhe me producent Agron Vulën, do të jetë i gatshëm për publikun në qershor të vitit 2017.

Në vazhdim Telegrafi do t’ju sjell disa prej fotografive ekskluzive të xhirimeve të kryera sot në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. /Telegrafi/

Aktorët Teuta Krasniqi dhe Donat Qosja gjatë xhirimeve të filmit "Një tregim Prishtine".
Aktorët Teuta Krasniqi dhe Donat Qosja gjatë xhirimeve të filmit “Një tregim Prishtine”.

ttttt
Artiona Hamdijaj dhe Lis Tafa në rolin e fëmijëve në filmin “Një tregim Prishtine”.

teuta3
Regjisorja e filmit Burbuqe Berisha, producenti Agron Vula, skenaristja Getoarbë Mulliqi-Bojaj dhe Xheraldina Vula gjatë xhirimeve të filmit.

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori