LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë punimet për ndërtimin e dy rrugëve në rajonin e Prizrenit dhe Dragashit

Fillojnë punimet për ndërtimin e  dy rrugëve në rajonin e Prizrenit dhe Dragashit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kryetarin e Komunës së Mamushës, Arif Bytyç, në fshatin Medvec përuroi përfundimin e punimeve të ndërtimit të rrugës rajonale Piranë – Mamushë. Po ashtu, ministri Zharku me kryetarin Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi dhe kryetarin Muja përuroi fillimin i punimeve për projektin e vazhdimit të rrugës Jabllanicë – Zaplluxhë në fshatin Lez.

Ministri Zharku uroi banorët e kësaj ane për rrugën e re duke i siguruar ata se Ministria e Infrastrukturës dhe Qeveria e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës në këtë anë.
“Kjo rrugë është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë prej 1,050,00.00 eurosh, me një gjerësi prej 6 metrash, trotuar dhe me gjatësi rreth 6 kilometrash. Ne do të vazhdojmë me investime të tjera në këtë anë”, theksoi Zharku.


Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja uroi banorët e kësaj ane për rrugën e re. “Është një moment i veçantë për qytetarët e këtyre dy komunave. Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë nevojë shumë e madhe për banorët e kësaj ane, sepse kjo rrugë ka qenë shumë e dëmtuar dhe ndërtimi i saj të lehtësojë shumë jetën banorëve”, tha Muja.

Ndërtimi i rrugës rajonale Piranë – Mamushë do të mundësojë qarkullimin më të mirë të banorëve të komunave të Prizrenit, Mamushës dhe Suharekës.

Po ashtu, vazhdimi i ndërtimit të rrugës Jabllanicë – Zaplluxhë është financuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa vlera e saj është në vlerën 751,693.89 euro, me një gjatësi 8.6 kilometrash.

Me këtë rast ministri Zharku theksoi se rruga ka rëndësi të madhe se do të lehtësojë dhe shkurtojë qarkullimin e banorëve të kësaj ane. “Ne do të vazhdojmë me investime të tjera në komunën e Prizrenit dhe Dragashit, jemi në hartim e sipër të projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm dhe së bashku do të përmirësojmë infrastrukturën e këtyre dy komunave”, tha Zharku. /Telegrafi/

_idj5191