LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë përgatitjet për javën e sigurisë në komunikacionin rrugor

Fillojnë përgatitjet për javën e sigurisë në komunikacionin rrugor

Departamenti koordinues i Sekretariatit për Siguri në Komunikacionin Rrugorë në Ministrinë e Infrastrukturës mbajti takim me organizatat përfituese të projektit vetëdijësues ”Fletësondazhet dhe fletëpalosjet” me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve përgatitore.

Në këtë takim u diskutua për përgatitjen e fillimit të aktiviteteve lidhur me fletësondazhet dhe fletëpalosjet, organizimin dhe shpërndarjen e tyre dhe përgatitjen e aktivitetit për shënimin e Javës së sigurisë në komunikacionin rrugor, i cili do të mbahet në javën e dytë të muajit maj.


Qëllim i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve për arritjen e efektit maksimal të kësaj fushate vetëdijësuese, me të cilën synohet të targetohen të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, sidomos ata të moshave të reja, për të rritur vetëdijen për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe në komunikacionin në përgjithësi, në mënyrë që të zvogëlohet numri i aksidenteve me fatalitet dhe lëndime dhe me pasoja të tjera.

Organizatat falënderuan përfaqësuesit e departamentit për një organizim dhe qasje të tillë, me premtimin që ky aktivitet do të shtrihet në tërë Kosovën, duke synuar arritjen e efektit maksimal. /Telegrafi/