LAJMI I FUNDIT:

FIFA nuk do ta mbështesë financiarisht Kosovën

FIFA nuk do ta mbështesë financiarisht Kosovën

Zyrtarët e FIFA-s kanë njoftuar se Kosova nuk mund të përfshihet në planin për ndihmë financiare apo plane e programe të tjera të këtij organizmi që ndihmojnë masivizimin e futbollit.

Përmes një kontakti me ‘e-mail’, zyra për informim e FIFA-s njoftoi se Kosova duhet të jetë së pari anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm, për të pasur më pas mundësinë e futjes në listat për ndihmë. “Momentalisht Kosova nuk është anëtare e FIFA-s dhe kështu për momentin nuk mund të përfitojë nga benefitet që kanë anëtarët, si për shembull ‘Programi për Asistencë Sociale’ ose ‘Goal’”, ishte e shkruar në njoftimin e tyre.

Programi ‘Goal’ ngërthen në vete shumicën e Federatave anëtare të FIFA-s, të cilat përfitojnë nga organizime të ndryshme të kësaj organizate në sensibilizimin e fëmijëve për tu marrë me futboll dhe zbulimin e talentëve të rinj. /Telegrafi/