LAJMI I FUNDIT:

FIFA licencon kompaninë e tretë për teknologjinë e golit

FIFA licencon kompaninë e tretë për teknologjinë e golit

FIFA zyrtarisht ka licencuar kompaninë CAIROS, e cila tani është kompania e tretë për sistemin e teknologjisë të vijës së golit.

Kompania gjermane CAIROS ka marrë një aprovim nga shtëpia e futbollit FIFA, për sistemin e teknologjisë së golit dhe do të mund të hyjë në tender për përdorimin e saj në Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm, gjithashtu edhe në Ligën Premier.

“CAIROS i ka plotësuar të gjitha kërkesat e FIFA-s për teknologjinë e vijës së golit. Ne i plotësuam të gjitha kriteret në test”, shkruan në komunikatën e kësaj kompanie, raporton Sky Sports. /Telegrafi/