LAJMI I FUNDIT:

FIFA godet Italinë dhe Shqipërinë, dënime të rënda

FIFA godet Italinë dhe Shqipërinë, dënime të rënda

Ndeshja eliminatore për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’, mes Italisë dhe Shqipërisë u ndërpre për disa minuta.

Arsyeja ishte që tifozët kishin hedhur fishekzjarrë në fushë dhe gjyqtari kryesor kishte ndërprerë për disa çaste ndeshjes.


Kësisoj vendimi është marrë dhe Italia dhe Shqipëria janë dënuar me të holla nga FIFA.

Kombëtarja italiane është dënuar me 15 mijë franga zvicerane, ndërsa dënimi shumë herë më i madh ka qenë për Shqipërinë e cila do të paguaj 100 mijë franga zvicerane gjobë.

Tifozët shqiptarë kishin ndezur dhjetra fishekzjarrë në ndeshjen ndaj Italisë si protestë ndaj FSHF-së

Të dyja federatat kanë reaguar pas asaj që ndodhi në Palermo, duke u distancuar nga sjelljet e tifozëve, raporton Telegrafi.

Gjithsesi dënimi i dhënë nga FIFA do të bëjë që dy federatat të paguajnë gjobat.

Italia mposhti Shqipërinë me rezultat të pastër 2-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori