LAJMI I FUNDIT:

Fier, vritet me thikë 50-vjeçarja

Fier, vritet me thikë 50-vjeçarja

Një 50-vjeçare nënë e dy fëmijëve ka humbur jetën rrugës për në spital, pasi është masakruar me thikë nga persona të paidentifikuar, teksa hynte në hyrjen e pallatit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Kryengritja’ të qytetit të Fierit, ndërkohë mësohet se viktima Asinja Krytha është qëlluar në befasi nga persona të paidentifikuar në hyrje të pallatit të saj dhe më pas është therur me thikë.

Burime policore bëjnë me dije se 50-vjeçarja është nisur menjëherë drejt spitalit rajonal, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, transmeton BW.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e identitetit të autorëve dhe kapjen e tyre. Mësohet se 50-vjeçarja ishte e divorcuar para disa vitesh, dhe kishte ardhur nga Shkodra në qytetin e Fierit, ku jetonte me dy fëmijët e saj


Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme, ndërkohë policia ka ngritur postblloqe të shumta në hyrjet dhe daljet e qytetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori