LAJMI I FUNDIT:

Fideli dhe Enveri u kapën për Afrikën: Hoxha i nxiste revolucionarët afrikanë, Castro iu përzie në terren!

Fideli dhe Enveri u kapën për Afrikën: Hoxha i nxiste revolucionarët afrikanë, Castro iu përzie në terren!

Ylli Pata

Duket si absurd, por dy diktatorët, ai i ynë – pra Enver Hoxha – dhe Fidel Kastro i Kub ës që la këtë botë të shtunën e fundit të këtij nëntori të 2016-ës, janë zënë keq për…Afrikën.

Ka ndodhur kjo në vitin 1973, kohë kur Fidel Kastro ndërhyri në Angola me një grup ushtarak duke ndikuar fuqishëm në konfliktin mes rivalëve në vendin afrikan.

Enver Hoxha, në atë kohë ishte i vetëm si nga Lindja dhe si Perëndimi që i ftonte grupet komuniste të Afrikës në Tiranë për t’i shkolluar si vendosen bombat dhe si bëhen atentatet, ndër ta edhe Kongresin Afrikan të Nelson Mandelës.

Madje, Kabila famëkeq që njëherë doli djall e njëherë engjëll, po po Laurent Kabila i Kongos, u diplomua në Shkollën e Partisë në Tiranë dhe u bë mjeshtër guerrilësh në komandën e Zall-Herit.

Disa vite më vonë, me këto njohuri ai do t’i vinte flakën Zairesë së famshme të duelit Muhamed Ali-Joe Foreman, të cilën e ktheu më pas në Republikën Demokratike e Kongos.

Pra, Enveri kishte ushtarët e vet që nuk u morr vesh se pse i përdorte dhe ku i merrte paratë, por që natyrisht do të dalin nga arkivat.

Enveri shkroi një libër, “Imperializmi dhe Revolucioni”, ku e bënte helaq Fidelin duke e akuzuar si xhandar të Moskës.

E, në fakt, Fidel Kastro në Afrikë nuk ka qenë vetëm në Angola ku ndikoi që të fitojnë grupet pro-ruse, por edhe në Libinë e Ghedafit, që ishte marrëdhënie të afërta me Rusinë dhe Sirinë e Asadit të parë. Trupat e zgjedhura të Kastros kudo ku shkonin përdoreshin për vrasje dhe atentate të tmerrshme.

Por, sa vdiq Enveri, Fideli e tregoi hapur këtë në sjelljen diplomatike. Çlirim Çepani, ish-ambasadori ynë në Havanë që u dërgua nga Ramiz Alia si një shenjë ndryshimi, tregon se gjatë një pritjeje në ambasadë ai qëndroi tre orë. Në Tiranë kishin nisur protestat studentore, por askush se dinte. Lajmin ia solli Fideli, i pra që nuk e fshihte sot gëzimin se regjimi i atij që e kishte sharë po binte.

Ja ç’thotë diplomati Çepani: “Në mesin e dhjetorit të vitit 1990 në Havanë vjen për vizitë zyrtare ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, i cili gjatë qëndrimit të tij në Havanë.

Me rastin e kësaj vizite, unë dhashë një pritje në rezidencën që kisha në atë kohë në Havanë, në datën 12 dhjetor 1990, ku ftova gjithë trupin diplomatik dhe personalitete të larta të vendit. Një çerek ore përpara kësaj pritjeje, vjen dhe më kontakton drejtori i përgjithshëm i protokollit dhe më thotë që në orën shtatë mbërrin në rezidencë lideri i këtij vendi, Fidel Kastro.

Ishte jo vetëm e paparashikuar, por ishte edhe jashtë protokollit diplomatik, sepse Fidel Kastro në atë kohë ishte kryetar i shtetit, kryeministër dhe nuk i korrespondonte rangu për ardhjen në këtë veprimtari diplomatike. Ishte pra e paparashikuar dhe jashtë protokollit diplomatik. Por, qëllimi duket që ka qenë diku tjetër.

Në 12 dhjetor, atë ditë, kur u realizua pritja, në Shqipëri u shpall pluralizmi politik, për të cilin ne morëm njoftim atë ditë në mëngjes, së bashku me ministrin Malile.

Ai hëngri bakllava e ullinj Berati që i kishim si diçka të sjella nga Tirana. I pëlqeu aq shumë bakllavaja sa i tha gruas time që t’i jepte recetën duke shtuar se i pëlqente shumë të gatuante.

Duket se kubanët ishin të informuar më përpara dhe më shpejt nga ambasada e tyre në Tiranë dhe interesi i tij ndoshta ishte testimi i qëndrimit të ardhshëm të vendit tonë në këtë situatë.

Gjatë bisedës ai nuk përmendi fare asgjë rreth këtyre ngjarjeve, por erdhi dhe shprehu interesin e takimit direkt me ministrin tonë të Jashtëm dhe njohjes me gjendjen ekonomike, gjendjen e përgjithshme të vendit tonë dhe interesin për t’i zhvilluar marrëdhëniet në fushat e interesit reciprok”. /tesheshi.com/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori