LAJMI I FUNDIT:

Fiati me lirime të mëdha (Foto)

Fiati me lirime të mëdha (Foto)

Tim Kuniskis, që është drejtor i shitjeve të Fiatit në SHBA, ka thënë se do të bëjë lirime – deri në pesëmijë dollarë – për disa vetura Fiat.

Duke marrë parasysh se shumë modele nuk janë shitur, kompania ka vendosur të bëjë lirime që t’i heq nga sallonet, për të liruar vendin për makinat që lansohen më 2017, transmeton Telegrafi.

Modelet 500X dhe 500L që kushtojnë rreth 25 mijë dollarë, tani mund të blihen për pesëmijë më pak. Mirëpo, Fiat Pop që kushton 17 mijë dollarë, do të lirohet me për dymijë dollarë.

“Ata që duan të blenë veturë Fiat, tani e kanë kohën e duhur”, ka thënë Kunikis për medie, pa sqaruar më shumë.

Nuk dihet se sa do të zgjasë lirimi dhe sa do të kushtojnë makinat që lansohen vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

fiat-me-lirime-te-medha-ne-perpjekje-ti-shese-veturat-e-mbetura-foto-2

fiat-me-lirime-te-medha-ne-perpjekje-ti-shese-veturat-e-mbetura-foto-3

fiat-me-lirime-te-medha-ne-perpjekje-ti-shese-veturat-e-mbetura-foto-4

fiat-me-lirime-te-medha-ne-perpjekje-ti-shese-veturat-e-mbetura-foto-5

fiat-me-lirime-te-medha-ne-perpjekje-ti-shese-veturat-e-mbetura-foto-6

fiat-me-lirime-te-medha-ne-perpjekje-ti-shese-veturat-e-mbetura-foto-7