LAJMI I FUNDIT:

Me Fiat Tipo për 133 ditë i kaloi 22 shtete dhe 122 qytete (Foto)

Me Fiat Tipo për 133 ditë i kaloi 22 shtete dhe 122 qytete (Foto)

Gazetari turk, Okan Altan, erdhi deri te një ide e pazakontë që të ndërmarrë një aventurë interesante të gjatë 41.000 kilometra dhe në këtë udhëtim ‘u shoqërua’ nga Fiat Tipo.

Atij për këtë rrugëtim iu deshën 133 ditë. Altan i vizitoi 22 shtete dhe 122 qytete, ndërsa kurioziteti ka të bëjë me faktin që rrugët e këtyre vendeve i kaloi me versionin standard të këtij sedani.


Pikënisjen e pati nga Turqia, më konkretisht nga qyteti Bursa dhe pastaj vazhdoi nëpër Greqi, Bullgari, Rumani, Ukrainë dhe Rusi, nga ku Altan u drejtua kah Japonia, ndërsa me ndihmën e anijes u gjend në Meksikë.

Pasi e përshkoi tërë Meksikën, Altan dhe Fiat Tipo i tij u rigjendën përsëri në një anije dhe zbarkuan në Britaninë e Madhe, nga ku vazhdoi për Francë, Holandë, Zvicër, Gjermani, Austri, Itali dhe vende të tjera.

Gazetari dhe Fiat Tipo u rikthyen në Turqi pa asnjë avari të madhe në veturë, ndërsa ndërhyrja e vetme e dorës së automekanikut ishte në gomat e shpërthyera dhe në servisimin e rregullt për ndërrimin e vajit. /Telegrafi/