LAJMI I FUNDIT:

FFK më 8 janar shpall më të mirët e vitit

FFK më 8 janar shpall më të mirët e vitit

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do të shpallë laureatët për vitin 2012 në një ceremoni të veçantë që do të mbahet më 8 janar.

Ceremonia e shpalljes së më të mirëve do të mbahet në ambientet e hotelit ‘Emerald’ në magjistralen Prishtinë-Ferizaj me fillin nga ora 16:45. Kjo ceremoni do të transmetohet drejtpërdrejt RTV21.

Ndër favoritët kryesor për ta fituar çmimin e futbollistit të vitit janë Mentor Mazrekaj dhe Shpëtim Idrizi./Telegrafi/