LAJMI I FUNDIT:

Festivali internacional LEGO® vjen edhe në Maqedoni (Foto)

Festivali internacional LEGO® vjen edhe në Maqedoni (Foto)

Pas Bërnos, Bratislavës, Zagrebit dhe Sofjes, festivali zyrtar LEGO® për herë të parë vjen edhe në Maqedoni, ekskluzivisht në Skopje City Mall. Në periudhën nga 04.03 deri më 26.03 Shkupi do të shijojë një përjetim dhe argëtim unik, kurse vizitorët e të gjitha moshave do të kenë mundësi të marrin pjesë dhe të shprehin kreativitetin e vet.

Nëpërmjet ekspozitës së 20 figurave zyrtare 3D  LEGO, 8 koka LEGO unike nga LCP Dirk Denoyelle nga Belgjika (ka vetëm 15 në të gjithë botën), punëtorive dhe zonave për të luajtur, kuizeve interesante, garave dhe lirimeve për LEGO prodhimet, do ta ndjeni magjinë LEGO dhe botën e kubeve LEGO. Përgatituni për përmbajtje dhe aktivitete interaktive, kreative dhe edukative për ju dhe për të gjithë familjen tuaj. Organizimin e këtij evenimenti e mbështetën Lajka Mobajl, EVN dhe Kërsh Tojs.


“Kemi nderin dhe kënaqësinë e madhe që të jemi nikoqirë të një evenimenti të tillë – festivali internacional i cili është me franshizën e The LEGO Group. Ky është viti i 5-të i suksesshëm dhe prandaj vendosëm ta fillojmë me një përvojë interesante dhe në shenjë falënderimi vizitorëve tanë besnikë u ofrojmë një përjetim unik. Të gjithë do të mund të argëtohen dhe ta zgjojnë fëmijën në vetvete me këto lodra të përjetshme, kurse njëkohësisht mund ta shprehin kreativitetin dhe imagjinatën e begatë nëpërmjet punëtorive dhe garave të ndryshme.” – thotë Darko Pançevski nga Skopje City Mall.

“VETËM MË E MIRA ËSHTË E MIRË SA DUHET!” – Kjo ka qenë motoja e themeluesit të The LEGO Group, Ole Kirk Kristiansen në vitin 1932. Ai besonte se fëmijët meritojnë lodra të punuara nga materialet më cilësore me një përpunim të përkryer. Ai e ka krijuar emrin LEGO duke i kombinuar dy shkronjat e para të shprehjes daneze “LEG GODT” që do të thotë “Lojë e mirë” – duke mos e ditur se një prej kuptimeve të shprehjes në latinisht është “unë krijoj”. Sot, fjalët e themeluesit janë edhe mandej forca lëvizëse e kompanisë, kurse prodhimet LEGO® edhe mandej kalojnë nga një gjeneratë te tjetra, duke e nxitur kreativitetin dhe fantazinë e fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën.

Koncepti i zhvillimit të prodhimeve zhvillohet kryesisht në selinë e The LEGO Group në Danimarkë. Bërthamat kreative janë të përbëra nga shumë dizajnues me kombësi të ndryshme. Dizajnuesit kanë shumë njohuri për skemat fëmijërore të lojës dhe mënyrën se si i zhvillojnë fëmijët interesat. Ata i pyesin gjithmonë fëmijët se çfarë mendojnë për idetë e reja për ndonjë prodhim potencial. Vetëm prodhimet për të cilat fëmijët garantojnë në fund shkojnë në prodhim.

Minifigura e parë LEGO® është shfaqur në treg në vitin 1978. Që në atë kohë figura e vogël e verdhë bëhet gjithnjë dhe më e fuqishme. Gjatë gjithë këtyre viteve, janë prodhuar më tepër se 5 milionë figura duke krijuar kështu popullatën më të madhe botërore. Në vitin 1997 figurat LEGO personifikohen. Në lojën kompjuterike “Panik në ishullin LEGO” figurat e kanë realizuar shfaqjen e tyre të parë si personazhe të animuar. Më vonë me  personazhet e reja Star Wars, figurat për herë të parë shfaqen në role të caktuara. Ky personifikim i figurave, më vonë është zgjeruar me LEGO® Harry PotterTM, LEGO® Studios, LEGO basketboll dhe shumë tema të tjera.

LEGO® prodhimet shiten në mbi 130 shtete në botë. LEGO kubet e prodhuara në vitin 2013 mund ta kalojnë Tokën rreth e rrotull më tepër se 20 herë. Gjatë ekzistimit të kësaj kompanie është hapur edhe një park argëtues Legoland® në qytetin e lindjes së LEGO Group, Bilund. Sot, ekzistojnë 7 parqe LEGOLAND nëpër mbarë botën. Është krijuar edhe njësia për arsimin, e njohur si LEGO arsimi. Kjo njësi zhvillon dhe krijon materiale edukative. Në vitin 1997 u shfaq edhe loja e parë tematike kompjuterike LEGO.

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori