LAJMI I FUNDIT:

Festa e PAN-it vs. festa e VV-së (Video/Foto)

Festa e PAN-it vs. festa e VV-së (Video/Foto)

Kur deri më tani nga KQZ-ja janë numëruar rreth 27% e votave nga të gjitha komunat, simpatizantë të subjekteve politike tashmë kanë nisur festën në sheshet e Prishtinës.

Kur kanë mbetur edhe 10 minuta nga nisja zyrtare e festës së koalicionit PAN në sheshin “Skënderbe”, aty janë parë dikur rreth 10 persona, transmeton Telegrafi.


Për dallim nga kjo, dy sheshe më poshtë në atë të “Zahir Pajazitit”, po vërehet një atmosferë dukshëm më e mirë e simpatizantëve të Vetëvendosjes, të cilët tashmë kanë mbushur amfiteatrin e këtij sheshi.

Deri më tani sipas rezultateve preliminare koalicioni PAN është duke prirë, ndërkaq Vetëvendosje radhitet e dyta. /Telegrafi/