LAJMI I FUNDIT:

Festa e Arpagjikëve pas fitores në Prishtinë (Foto/Video)

Festa e Arpagjikëve pas fitores në Prishtinë (Foto/Video)

Bashkimi e ka mposhtur Sigal Prishtinën me dhjetë pikë epërsi në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ nga seria finale që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.

Padyshim se ky triumf (66-76) ka shkaktuar kënaqësi te tifozët e skuadrës prizrenase, ‘Arpagjikët’, të cilën e kanë mbështetur ekipin e tyre të zemrës gjatë gjithë kohës.


Kjo fitore shënon një hap përpara për Bashkimin në garën për titullin e Superligës së Kosovës në basketboll.

Bashkimi befason Sigal Prishtinën në kryeqytet, fiton ndeshjen e parë
Lexo po ashtu Bashkimi befason Sigal Prishtinën në kryeqytet, fiton ndeshjen e parë

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në “Rexhai Surroi”, ndërsa ekipit prizrenas i nevojiten edhe dy fitore për t’u shpallur kampion. /Telegrafi/