LAJMI I FUNDIT:

Ferrari zëvendëson modelin California T me Portofino (Foto)   

Ferrari zëvendëson modelin California T me Portofino (Foto)	  

Prodhuesi nga Maranela ka prezantuar zëvendësimin për modelin California T. Përveç emrit të ri, me këtë vjen edhe dizajni i ri dhe motor më i fuqishëm.

Ferrari Portofino ka dërguar në pension modelin aktual  Ferrari California T, i cili në treg ka qenë për vetëm tri vjet dhe ka marrë pozitën e modelit të ri bazë në gamën e prodhuesit italian.


Modeli i ri është i inspiruar me elemente të Ferrari më të fuqishëm, siç janë 812 Superfast dhe GTC4Lusso, dhe njësoj si California T, Portofino është i pajisur me tavan të fortë standard.

Vetura ka motor 3.9 litra twin-turbo V8, me 600 kuaj fuqi, përkatësisht 40 kuaj fuqi më shumë se sa pararendësi i tij.

Automobili nga 0 deri 100 km në orë i arrin për 3,5 sekonda, ndërsa shpejtësia e tij maksimale është 320 km në orë.

Prezantimi i parë i Ferrari Portofino para publikut është caktuar për shtator në sallonin e veturave në Frankfurt.

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Sa të vjetra i kemi gomat dhe sa shpejt guxojmë të vozisim me to

Sa të vjetra i kemi gomat dhe sa shpejt guxojmë të vozisim me to

Auto
Kalo në kategori