LAJMI I FUNDIT:

Ferrari F12 Berlinetta me enterier të mahnitshëm (Foto)

Ferrari F12 Berlinetta me enterier të mahnitshëm (Foto)

Prodhuesi italian Ferrari, është kujdesur që F12 Berlinetta të ketë një pamje të mahnitshme, si jashtë dhe brenda, ndërsa më shumë është fokusuar që nën kapak t’i vë sa më shumë fuqi.

Mirëpo, Carlex Design që merret me rregullimin e enterierëve të vetura, ia ka ndryshuar tërësisht pamjen e brendshme, transmeton Telegrafi.


Ulëset, pjesët anësore dhe pjesa e përparme ku janë të vendosura timoni dhe treguesi i shpejtësisë, kanë marrë forma tjera.

Gjithçka është e punuar nga lëkura e përpunuar, kurse këndet e pjesëve tjera, prej drurit të lëmuar me kujdes.

Mësohet se zyrtarët nga Ferrari e kanë pëlqyer shumë rikonstruktimin dhe mund të bashkëpunojnë me këtë kompani, për brendinë e modeleve tjera. /Telegrafi/