LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli triumfon ndaj Hajvalisë

Feronikeli triumfon ndaj Hajvalisë

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli ka arritur një fitore të vlefshme në udhëtim tek Hajvalia.

Skuadra nga Drenasi shënoi fitore me rezultat 3-2, duke udhëhequr qysh në minutat e parë të ndeshjes.

Blerand Kurtishaj asistoi për mrekulli te Mentor Zhdrella i cili shënoi për 1-0 në minutën e 11-të.

Vetëm një minutë më vonë vendasit barazuan pasi një goditje e tyre u devijua nga Behar Maliqi.

10 minuta para fundit të pjesës së parë, Blerand Kurtishaj kaloi ‘Niklin’, në epërsi, por gëzimi i mysafirëve zgjati përsëri pak.

Dy minuta më vonë ishte Halimi i vendasve që barazoi rezultatin pas një gabimi të Behar Maliqit.

Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët shënuan golin e tretë dhe të fitores nëpërmjet Mendurim Hotit i cili u asistua nga Mentor Zhdrella.

Pas kësaj fitore, Feronikeli ngjitët në pozitën e dytë në tabelë me 24 pikë të grumbulluara, tri më pak se Trepça ’89 që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori