LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli dhe Prishtina pranojnë mjetet nga UEFA

Feronikeli dhe Prishtina pranojnë mjetet nga UEFA

Feronikeli ka përfituar 220 mijë eurove, ndërsa Prishtina 215 mijë euro nga UEFA, këtë e kanë bërë të ditur FFK-ja përmes një konference për media me rastin e dorëzimit të çeqeve nga UEFA, për skuadrën kampione të Kosovës KF Feronikeli dhe fituesin e kupës së Kosovës FC Prishtina.

Me këtë rast nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, theksoi se falë angazhimit dhe këmbëngulësisë të presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri dhe KE, sot po jua dorëzojmë çeqet nga UEFA si shpërblime për këto dy skuadra, ndonëse nuk kishin arritur të licencohen për garat evropiane.


“FFK-ja është e lumtur që ka arritur të sigurojë këtë shumë për klubet që është një ndihmë e madhe në këtë kohë kur kanë nevojë edhe më shumë. Ne besojmë se vitin që vjen klubet tona do të licencohen dhe do të kenë edhe shpërblimet e tyre dhe jo vetëm kaq”, deklaroi Ademi.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, vuri në dukje edhe një herë kriteret për licencim të klubeve dhe FFK-ja do të hartojë edhe një rregullore të re për licencimin e klubeve dhe do të shpërndahet klubeve që të përshtatemi sa më mirë në të ardhmen.

feroks-s
Kryetari i klubit Feronikeli, Ekrem Elshani, duke pranuar çekun

Duke e pranuar çekun kryetari i klubit KF “Feronikeli”, Ekrem Elshani, falënderoi kryetarin Fadil Vokrri dhe FFK-në për këtë angazhim të tyre.

“Ne sot i kemi këto mjete falë FFK-së dhe ne do t’i shfrytëzojmë për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve në klub. Unë besoj se ky ishte një mësim që besoj se do të na ndihmojë për vitin tjetër që të jemi të gatshëm”.

Derisa, nënkryetari i klubit FC ”Prishtina”, Afrim Muqiqi, theksoi se duhet të punohet mës humë që këto shuma të dyfishohen. “Kjo është një e mirëseardhur për klubin tonë, ndaj falënderoj kryetarin Vokrri dhe sekretarin Salihu që u angazhuan që ne sot t’i gëzojmë këto mjete. Por, ne nuk duhet të kënaqemi me kaq, por duhet të punojmë që vitin tjetër t’i dyfishojmë këto shuma”.

nënkryetari i klubit FC Prishtina, Afrim Muqiqi duke pranuar çekun
Nënkryetari i klubit FC Prishtina, Afrim Muqiqi duke pranuar çekun

Të kujtojmë se klubi i Feronikelit ka përfituar shumën prej 220 mijë eurove, ndërsa Prishtina me 215 mijë euro.

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori