LAJMI I FUNDIT:

Fermeri në grevë për subvencione, Ministria: Ka fryrë faturën e traktorit

Fermeri në grevë për subvencione, Ministria: Ka fryrë faturën e traktorit

Me arsyetimin se i është bërë e padrejtë duke mos i ndarë subvencione një fermer ka hyrë sot në grevë urie para Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor. Nexhmi Hyseni nga fshati Batllavë po pretendon se është ndëshkuar nga Ministria e Bujqësisë duke mos i dhënë asnjë subvencion tash e disa vjet.

Por, këtë pretendim të fermerit Hyseni e demantojnë zyrtarët e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor (AZHB) që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.


Sipas zyrtarëve të kësaj agjencie Hyseni është në listë të zezë të AZHB-së pasi që ka dyshime për keqpërdorim të subvencioneve.

Por ndryshe nga zyrtarët e ABZH-së fermeri Hyseni thotë se ai është ndëshkuar vazhdimisht nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor.

“Ka katër vite rresht që dëmtohem për subvencione ka 15 mijë euro. Jam shumë i pastër dhe si frikohem askujt. Në ministri dhe në shtet kemi hise të gjithë të barabartë. Si Hashim Thaçi, sikur Kadri Veseli sikur Isa Mustafa , po ma shumë se unë se ata të gjithë kanë hise . Zgjohem në ora 5 të mëngjesit deri në ora 10 nuk hy brenda dhe në këtë temperaturë në vend se me qenë në ara me fshi grurin unë duhet me dal me i prit këta kur mi qesin paret”, tha Hyseni.

Por udhëheqësi i Administratës Qendrore në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Agim Rama tha se fermeri Hyseni dyshohet se ka keqpërdorur me subvencionet që i janë dhënë nga Ministria.

Sipas tij, fermeri në fjalë i ka fryrë faturat për blerjen e traktorit. “Çështja e fermerit daton prej vitit 2014-të. Pas marrjes së një informate nga mediat se ka pasur keqpërdorim të mjeteve publike ne zakonisht reagojmë menjëherë dhe e bëjmë kontrollin dhe gjatë saj kontrolle është konstatuar se fermeri në fjalë ka bërë fryrje të faturës së blerjes së një traktori. Në raste të tilla, sipas ligjit në fuqi dhe udhëzimeve administrative që e rregullojnë këtë fushë ne kërkojmë kthimin e mjeteve të përfituara në mënyrë të paligjshëm. Është faturuar mbi 40 mijë euro vlera e traktorit, kurse vlera reale ka kushtuar rreth 26 mijë euro”, tha Rama.

Ai tregon kanë kërkuar nga ky fermer që t’i kthejë mjetet ndërkaq ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. Rama tha se lënda ndaj fermerit Hyseni është në Gjykatë dhe se ajo ende nuk ka vendosur për këtë rast.

Agim Rama ka sqaruar se çdo fermer që dyshohet se ka keqpërdor subvencionet futen në listë të zezë duke ia pamundësuar qasjen në subvencione deri në tri vjet.

Sipas tij, nuk është vetëm ky rast të keqpërdorimit të subvencioneve pasi që ka edhe shumë raste tjera.

Për ta mbështetur fermerin Hyseni, i cili ka hyrë në grevë urie, në vizitë tek ai ishte kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve Tahir Tahiri. Ai tha se Federata Sindikale është e shqetësuar për këtë që ka ndodhur me fermerin Nexhmi Hyseni. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel
Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Botë
Kalo në kategori