LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, përleshje mes dy vëllezërve, njëri vdes nga lëndimet e marra  

Ferizaj, përleshje mes dy vëllezërve, njëri vdes nga lëndimet e marra  
Foto: Arkiv

Më 21.06.2017 rreth orës 11:25 është raportuar se në rrugën “Fan Noli” në Ferizaj ka ndodhur një përleshje mes dy  personave, përndryshe familjarë-vëllezër, ku janë përdorur mjete të ndryshme të forta.

Me këtë rast lëndime të rënda trupore ka pësuar Q.M.  18 vjeçar, i cili është dërguar në QKUK Prishtinë.

Hetuesit policor kanë arrestuar të dyshuarin A.M. 16 vjeç ku pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është marrë masa e ndalimit policor prej 24 orëve.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e ftohtë- thika, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Më 23.06.2017, nga ana e mjekëve kujdestarë jemi informuar se viktima Q.M.  nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili autorizon Sektorin e Hetimeve rajonale që të merren me kompletimin e rastit,kurse trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/