LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Ronaldo është kompletuar te Reali

Ferguson: Ronaldo është kompletuar te Reali

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, edhe njëherë ka lavdëruar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

“Pjekuria sjell shumë gjëra. Kur unë shkova t’i shoh ata kur luanin ndaj Cityt, disa prej vendimmarrjeve të tij sa u takon pasimeve ishin të mahnitshme. Pasime me një prekje, harkime të mira”.

“Brenda gjashtë viteve sa ne e kishim atë, ju e shihnit se loja e tij zhvillohej gjithë kohën, dhe ai ishte lojtar fantastik. Tash ju shihni një lojtar të kompletuar te ai”.


“Vendimmarrja e tij, pjekuria, përvoja, plus të gjitha aftësitë e shkëlqyeshme që ai ka, të gjitha e bëjnë atë një lojtar të kompletuar”, ka thënë Ferugson për Inside United. /Telegrafi/