LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Ky, Unitedi më i fortë në histori

Ferguson: Ky, Unitedi më i fortë në histori

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se ekipi aktual i tij është më i miri në histori të klubit, madje shumë më i mirë se sa ekipi fitues i tripletës në sezonin 1998/1999.

“Unë kam mundur të vendos ekip tjetër në fushë të mërkurën, por mendoj se ne është dashur të luftonim për atë rezultat”.

“Mendoj që është mirë të kthejmë kohën te tripleta dhe te skuadra që ka qenë atëherë në krahasim me sot. Kemi pasur shumë lojtarë të mirë atëherë, por tani i kemi më të mirë. Kam thënë se vetëm sulmuesit do t’i ndërroja, por tani do të ndërroja gjithë ekipin me këta lojtarë”.


“Është e pabesueshme sa lojtarë kualitativ kanë mbetur në pankinë ndaj Realit, kjo e dëshmon nivelin e ekipit tonë. Ky është Unitedi më i mirë në histori, pa kurrfarë dyshimi”, ka potencuar Ferguson.