LAJMI I FUNDIT:

Fërgesë me sojë

Fërgesë me sojë

Një recetë e shijshme, shumë e ushqyeshme dhe e veçantë.

Dijana Daka – Nahi
Nutriciste
tel. 044 180 052 


Përbërësit:

– 300 g speca,
– 100 g copëza soje,
– 4 dl ujë,
– 200 g domate,
– 150 ml lëng domateje,
– 250 g qepë,
– 2 lugë erëza bimësh të thata,
– 2 lugë piper specash,
– 3 lugë vaj

Përgatitja:

Fërgoni qepën e grirë imët dhe shtoni specin e grirë.

Kur të zbuten, qitni erëzat e bimëve të thata dhe piperin e specave.

Zieni copëzat e sojës në ujë me një lugë erëza bimësh të thata, kulloni mirë dhe shtoni në gjellë bashkë me domaten e qëruar dhe të grirë.

Të gjitha përzieni, qitni lëng domateje dhe zieni derisa teprica e ujit të avullohet. /Telegrafi/