LAJMI I FUNDIT:

Fenomeni i rrallë nxjerrë në plazh qindra kandil deti (Foto)

Fenomeni i rrallë nxjerrë në plazh qindra kandil deti (Foto)

Në Brisbane të Australisë, një plazh është mbushur me kandil deti, si pasojë e një fenomeni të rrallë natyror.

Krijesat e njohura si Catostylus mosaicus, që kanë përbërje dhjamore me ngjyrë të kaltër, jetojnë vetëm në atë rajon dhe nuk gjenden askund tjetër, transmeton Telegrafi.

Megjithëse në ujë janë shumë të shpejta dhe të rrezikshme për njerëzit, banorët kanë pasur mundësinë t’i shohin nga afër sepse ishin të palëvizshme në rërë.

Sidoqoftë, asnjëra prej tyre nuk ka ngordhur meqë vala pritet t’i merr sërish dhe t’i kthej në ujë, ku i kthehen normalitet dhe jetojnë si më parë.

Ky fenomen shkaktohet kur bie niveli i detit dhe era fryn në drejtimin e plazhin, duke bërë që kandilat të dalin përjashta. Mirëpo, me kthimin e nivelit, vala i merr sërish dhe i kthen në det. /Telegrafi/