LAJMI I FUNDIT:

Femrat që e bëjnë këtë gjë gjatë seksit, janë më të prira t’i tradhtojnë partnerët

Femrat që e bëjnë këtë gjë gjatë seksit, janë më të prira t’i tradhtojnë partnerët

Hulumtimet e reja tregojnë se femrat të cilat e aktrojnë orgazmën janë më të prira për të qenë të pabesa me partnerët e tyre.

Ky konkludim është arritur pas një pyetësori, ku janë marrë në pyetje 138 gra dhe 121 meshkujt të cilët veçse kishin qenë në lidhje romantike, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit i kishin pyetur pjesëmarrësit rreth aktivitetit seksual dhe se a e kishin tradhtuar ndonjëherë partnerin.

Rezultatet kishin treguar se shpeshtësia e orgazmës te gratë nuk kishte qenë e ndërlidhur me besnikërinë, por mungesa e besnikërisë kishte qenë e ndërlidhur me femrat të cilat zakonisht kishin gënjyer për orgazmat e tyre. /Telegrafi/