LAJMI I FUNDIT:

Femrat nxiten seksualisht nga femrat tjera

Femrat nxiten seksualisht nga femrat tjera

Më shumë se gjysma e femrave nxiten seksualisht nga femrat tjera, thuhet në një studim të ri.

Sipas hulumtimeve të fundit, është normale që femrat të jetë kurioze ndaj seksit të njëjtë dhe kureshtja me kalimin e viteve bëhet më e theksuar, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e Universitetit Boise State kanë intervistuar 484 femra. 60 për qind e tyre deklaruan se tërhiqen nga femrat tjera, 45 për qind pranuan se kishin puthur tashmë një femër tjetër, ndërsa gjysma e të intervistuarave fantazojnë intimitetin me seksin e njëjtë.


Femrat jo rrallë herë përjetojnë ndjenja intensive nga miqësia e vërtetë me shoqet e tyre. Arsyet duhet gjetur në mënyrën se si marrëdhënia e tyre funksionon.

Si shoqe, femrat kalojnë mjaft kohë së bashku, tregojnë detajet më intime të jetës private, ndajnë të mirat dhe të këqijat dhe padyshim mbështesin njëra-tjetrën.

Për këtë shkak thuhet se miqësia e femrave nuk dallon nga marrëdhënia romantike.

“Femrat emocionalisht afrohen. Kjo krijon mundësi për zhvillimin e intimitetit dhe ndjenjave romantike”, tha Elizabeth Morgan, njëra nga profesoreshat që udhëhoqi studimin. /Telegrafi/