LAJMI I FUNDIT:

Femrat më të ekspozuara ndaj gripit

Femrat më të ekspozuara ndaj gripit

Hulumtimi i shkollës së Londrës për higjienë dhe mjekësi tropikale tregon se femrat, janë më të ekspozuara ndaj gripit dhe në 16% të rasteve e pranojnë se janë të sëmura dhe se nuk ndihen mirë.

Femrat janë më të ekspozuara dhe më të rrezikuara nga gripi, sepse kalojnë më tepër kohë me fëmijët se sa që kalojnë meshkujt. "Femrat më shpesh sëmuren nëse kanë fëmijët më të vegjël se 18 vjeç", thotë udhëheqësja e studimit dr. Alma Adler.

Po ashtu është vërtetuar se prindërit për 14% më shumë preken nga gripi nëse kanë fëmijë në krahasim me njerëzit që nuk kanë fare fëmijë.


Hulumtuesit po ashtu janë marrë nëse ekziston gripi mashkullor. Arsyeja është se meshkujt më lehtë e tejkalojnë gripin, duke mos u ankuar shumë e mendohet se edhe simptomat nuk i kanë të ngjashme.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori