LAJMI I FUNDIT:

Femrat e gjata janë më të rrezikuara nga kanceri

Femrat e gjata janë më të rrezikuara nga kanceri

Një studim i fundit shpjegon një lidhje mes gjatësisë së femrave dhe rrezikshmërisë ndaj kancerit.

Edhe pse ende nuk janë zbuluar rezultatet e plota, një studim i Shoqatës Evropiane të Endokrinologjisë (që fokusohet tek qelizat hormonale) ka zbuluar një lidhje mes gjatësisë së femrave dhe rrezikshmërisë për t’u prekur nga kanceri.

Siç raportohet nga Biblioteka Kombëtare Mjekësore e Shteteve të Bashkuara dhe Wall Street Journal, për çdo 10 centimetra gjatësi trupore tek femra, rrezikshmëria ndaj kancerit rritet me 18%, ndërsa tek meshkujt 11%.

Specifikisht për kancerin e gjirit, femrat e gjata janë rreth 20% më të rrezikuara ndaj tij. Por të dyja gjinitë, si meshkujt, edhe femrat rrezikohen 30% më shumë për çdo 4 centimetra.

Studiuesja kryesore e këtij kërkimi, Emelie Benyi ka dhënë këtë shpjegim në artikullin përkatës: “ Njerëzit më të gjatë kanë më tepër qeliza të cilat mund të kthehen në qeliza tumoriale dhe gjithashtu kanë nivele më të larta të hormoneve të rritjes gjatë adoleshencës të cilat mund të nxisin kancerin.

Një tjetër shkak mund të jetë se njerëzit e gjatë konsumojnë më tepër kalori, dhe sipas studimeve të mëparshme këto kalori mund të ushqejnë qelizat kancerogjene”.

Megjithatë ajo shton se njerëzit e gjatë nuk duhet t’i kapë paniku, sepse ka të tjerë faktorë më të rëndësishëm që ndikojnë në përhapjen e kancerit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori