LAJMI I FUNDIT:

Femra keni kujdes, meshkujt e rinj, beqarë dhe të zemëruar, janë gënjeshtarë…

Femra keni kujdes, meshkujt e rinj, beqarë dhe të zemëruar, janë gënjeshtarë…

Shumë pak njerëz thonë se asnjëherë nuk gënjejnë, por çfarë nëse do të zbulonit një mënyrë për ta kuptuar se kush po gënjen?

Një studim i ri tregon se cilët nga ne jemi më të prirët për të qenë gënjeshtarë, dhe ky është lajm i keq për meshkujt beqarë dhe të ri, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit thonë se gënjeshtarët kryesisht janë meshkuj të ri, të pamartuar dhe me nivele të vogla të arsimimit.

Udhëheqësi i këtij studimi, Arch Woodside, ka shpjeguar se nuk mjafton arsimimi i dobët për të përcaktuar nëse një mashkull është gënjeshtar. Megjithatë, nëse ka arsimim të dobët dhe përfshihet në sjellje antisociale siç është zemërimi, atëherë mundësitë janë të mëdha që ai është gënjeshtar.

Ndërsa grupi i dytë që priren të gënjejnë më së shumti janë femrat e reja dhe të martuara, të cilat kanë arsimim të dobët, por që kanë fituar para të mëdha. Woodside sugjeron se këto femra mund të jenë martuar me para. /Telegrafi/