LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët luajnë futboll, prindërit përfshihen në rrahje masive (Video, +18)

Fëmijët luajnë futboll, prindërit përfshihen në rrahje masive (Video, +18)

Në ishullin Majorca të Spanjës, një ndeshje futbollisti e fëmijëve është ndërprerë, nga prindërit që kanë nisur të rrihen mes vete.

Duke treguar shembullin më të keq, ata janë grushtuar dhe shqelmuar, ndërsa afër kishte edhe fëmijë shumë të vegjël, transmeton Telegrafi.


Më kot iu është kërkuar të ndalojnë, pasi shumë burra të mllefosur hynë edhe në fushë dhe vazhduan të përleshen.

Për shkak të dhunës së vazhdueshme, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit, për të ndaluar rrahjen masive.

Mësohet se shumë prej tyre kanë mbetur me lëndime të rënda, por pa pasoja për jetën, kurse nuk dihet çfarë e shkaktoi këtë dhunë. /Telegrafi/