LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët kokëfortë do të kenë rroga më të larta si të rritur, zbulojnë shkencëtarët

Fëmijët kokëfortë do të kenë rroga më të larta si të rritur, zbulojnë shkencëtarët

Nëse fëmija juaj është lazdrak kokëfortë, atëherë kjo mund të jetë gjë e mirë – e këtë pohim e mbështetë edhe shkenca.

Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se fëmijët kokëfortë janë më të prirë të bëhen më të suksesshëm si të rritur.


Studimi, i publikuar në revistën “Developmental Psychology”, ka përfshirë mbi 700 persona të moshës nga 9 deri 40 vjet.

Pas eksperimenteve të ndryshme, studimi ka zbuluar se fëmijët të cilët i kanë shkelur rregullat dhe i kanë injoruar urdhrat e prindërve, kanë rezultuar të kenë paga më të larta si të rritur. /Telegrafi/