LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët ende i preferojnë më shumë librat sesa pajisjet elektronike të leximit

Fëmijët ende i preferojnë më shumë librat sesa pajisjet elektronike të leximit

Një studim ri është marrë me mënyrën se si fëmijët lexojnë – a preferojnë të lexojnë përmes një libri apo përmes një pajisjeje elektronike – dhe ndikimin që mënyra e tyre e leximit e ka në literaturën e tyre.

Për konkludimin e tyre, hulumtuesit kanë marrë të dhëna nga 997 fëmijë dhe i kanë analizuar ato, duke identifikuar se sa shpesh kanë qasje fëmijët në pajisje elektronike për e-Reading dhe sa shumë i përdorin ato pajisje për lexim rekreacional, transmeton Telegrafi.


Por, siç duket, leximi i librave ka lidhje më të fortë me përfitimet e ndryshme, ndërsa është zbuluar se e rritë zhvillimin e kuptimit të leximit dhe e zgjeron fjalorin.

Gjithashtu fëmijët e Koresë Jugore – një ndër shoqëritë më të avancuara në botë sa i përket teknologjisë – preferojnë të lexojnë libra në vend të librave elektronikë, pasi që pohojnë se lodhen më shumë nga ekranet.

Studimi e identifikon edhe shpërqendrimin si arsye se përse fëmijët i preferojnë librat e letrës, pasi që pajisjet elektronike kanë lidhje me internet dhe fëmijët mund ta kenë më vështirësi të qëndrojnë vetëm duke lexuar, duke marrë parasysh se i tërheqë arsyeja për të shfletuar internetin. /Telegrafi/