LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e vegjël janë më qesharakë dhe më të favorizuar nga prindërit, por fëmijët e parë janë më të suksesshëm

Fëmijët e vegjël janë më qesharakë dhe më të favorizuar nga prindërit, por fëmijët e parë janë më të suksesshëm

Nëse jeni fëmija i vogël në familje dhe gjithmonë keni menduar se jeni më qesharakë sesa vëllezërit e motrat tuaj më të mëdhenj, atëherë e keni pasur me të drejt.

Sipas një studimi të kryer nga YouGov, fëmijët e vegjël të familjes janë më të prirë të jenë më qesharakë sesa vëllezërit e motrat, e gjithashtu edhe më të favorizuar nga prindërit.

Veç këtyre, ata besohet se ndjehen edhe më të relaksuar se fëmija i parë në familje, por fëmijët e mëdhenj besohet të jenë më të përgjegjshëm, më të suksesshëm, më të organizuar dhe me vetëbesim më të lartë sesa fëmijët tjerë. /Telegrafi/