LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e trashëgojnë inteligjencën nga nëna

Fëmijët e trashëgojnë inteligjencën nga nëna

Hulumtimet e reja të publikuara në “Psychology Spot” tregojnë se kur është fjala për inteligjencën, mundësitë janë të mëdha se gjenet e inteligjencës i keni fituar nga nëna juaj.

Edhe pse njerëzit deri vonë besonin se inteligjenca vjen nga nëna dhe babai, kjo tani mund të kundërshtohet shumë lehtë. Siç mund ta dini edhe vetë, gjenet e inteligjencës gjenden në kromozomin X dhe pasi që femrat i kanë dy gjene të tilla, kjo do të thotë se fëmijët kanë dyfish mundësi më të larta ta trashëgojnë inteligjencën nga nëna, transmeton Telegrafi.

Edhe nëse ndodh që babai t’jua trashëgojë disa gjene të inteligjencës juve, mundësitë janë që ato nuk do të kenë ndikim në trurin tuaj pasi që ato funksionojnë vetëm nëse vijnë nga nëna.

“Nëse i njëjti gjen trashëgohet nga babai, ai deaktivizohet”, tregon studimi.

Por gjenet tjera funksionojnë në mënyrë krejtësisht të kundërt, pasi që aktivizohen vetëm nëse trashëgohen nga babai. /Telegrafi/