Një studim gjerman shpjegon arsyen. Sipas tij, koeficienti i intelektit (IQ) ulet me 1,5% për çdo vit. Pra, te fëmijët pasues inteligjenca sa vjen dhe ulet. Universiteti i Leipzigut sjell të dhëna tepër interesante për këtë çështje
Hulumtuesit kanë analizuar tri studime që kanë përfshirë më shumë se 20 mijë persona nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. Të dhënat e marra në konsideratë përfshinin rezultatet e testit të personalitetit dhe të inteligjencës.
Në bazë të studimit, koeficienti i intelektit ulet për nga niveli pas fëmijës së parë. Ndërkohë që, për sa i përket personalitetit mes vëllezërve dhe motrave, nuk është vënë re asnjë ndryshim, edhe pse studime të mëparshme kanë sugjeruar se rendi i lindjes ndikon edhe në tiparet e karakterit.
Shkencëtarët nuk janë ende në gjendje të shpjegojnë këtë lloj ndryshimi mes tyre.
Fëmija i madh, sipas një studimi britanik të Universitetit të Essex, janë ata që kanë më shumë mundësi për t’ia dalë në jetë, sidomos nëse janë femra. Ky përfundim u arrit pasi u monitoruan 3552 persona. Rezultoi se fëmijët e mëdhenj ishin më ambiciozë sesa më të vegjlit dhe në veçanti femrat.
Drejtuesja e studimit, Feifei Bu, thotë: “Ndodh që me fëmijën e parë prindërit investojnë më shumë kohë dhe energji ose thjesht fare fëmijët e mëdhenj mund të jenë më inteligjentë”.
Ky studim me siguri që nuk do i kënaqë fëmijët e vegjël, por shembulli se të mëdhenjtë janë më të zotët është i faktuar, pasi Barack Obama, Angela Merkel, Oprah Winfrey, Mick Jagger janë që të gjithë fëmijët e parë, për të vijuar më tej me Kate Middleton dhe Beyonce. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDisa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit
Pse bebet lëvizin në bark
Ç'është cipa amniale dhe përse shërben lëngu amnial?
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel