LAJMI I FUNDIT:

Fëmija rrezikon jetën që të marr pëlqime në rrjetin social (Video)

Fëmija rrezikon jetën që të marr pëlqime në rrjetin social (Video)

Në Dimitrovgrad të Rusisë, një fëmijë ka rrezikuar jetën duke u kacavarur në kulmin e një ndërtese të lartë, për të bërë më shumë pëlqime në rrjetin social.

Fëmija tetëvjeçar ka thënë se po që se ia shpërndajnë videon, do të vazhdojë edhe më tutje me paraqitje të rrezikshme, transmeton Telegrafi.

“Ndikimi i shoqërisë ka bërë që ai të rrezikon jetën, vetëm për pak vëmendje. Kjo është e tepërt dhe duhet të ndalohet”,është një koment lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni një përmbledhje të veprimeve të tij, që në asnjë rrethanë nuk iu rekomandohet t’i imitoni. /Telegrafi/