LAJMI I FUNDIT:

Fellaini i interesuar për Chelsean

Fellaini i interesuar për Chelsean

Mesfushori i Evertonit, Marouane Fellaini, e ka pranuar se ndonjë ofertë nga Chelsea do të ishte tejet tunduese për të dhe se ai ka dëshirë të luajë në Ligën e Kampionëve.

25 vjeçari është lidhur shpesh herë me një kalim te Chelsea, pasi këtë sezon ka qenë i jashtëzakonshëm duke shënuar 10 gola në 21 paraqitje për Evertonin.

”A jam i interesuar për Chelsean? Është normale, apo jo? Nuk kam luajtur kurrë në Ligën e Kampionëve”.


”Jam i lumtur këtu, i njoh të gjithë, kaloj mirë me shokët e skuadrës. Kjo është shtëpia ime. Në anën tjetër, unë gjithashtu dua të bëj hapin tjetër në karrierën time. Fati do të vendos”, ka thënë Fellaini. /Telegrafi/