LAJMI I FUNDIT:

Federer dhe Nadal përball njëri-tjetrit në Indian Wells

Federer dhe Nadal përball njëri-tjetrit në Indian Wells
MELBOURNE, AUSTRALIA - JANUARY 29: Roger Federer of Switzerland (R) celebrates winning in the Men's Final match against Raphael Nadal of Spain on day 14 of the 2017 Australian Open at Melbourne Park on January 29, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Michael Dodge/Getty Images)

Roger Federer dhe Rafael Nadal do të vihen sërish përballë njëri-tjetrit, si në finalen e Australian Open.

Këtë radhë, sfida mes tyre është ajo e fazës së 1/8-ave të finaleve të turneut “Masters” të Indian Wells në Miami.


Federer u kualifikua për në këtë raund pasi mundi amerikanin Steve Johnson me rezultatin 2-0. Nuk ishte një sfidë e lehtë kjo për 35-vjeçarin, që u desh të zgjidhte fatin e të dy seteve me anë të “tie break”-ut, 7-6; 7-6.

Ndërsa Rafael Nadal u kualifikua për në 1/8-at e finaleve pasi fitoi derbin spanjoll me Fernando Verdasco, me rezultation 2-0. Nadal u shfaq më mirë se kundërshtari i tij në momentet më vendimtare të sfidës dhe i fitoi setet 6-3; 7-5.

Një vend mes 16 më të mirëve siguroi edhe Novak Djokovic, që eliminoi Juan Martin Del Potro 2-1. Djokovic e fitoi setin e patë 7-5, por argjentinasi iu kundërpërgjigj në të dytin duke e fituar 6-4. Në setin final, Djokovic e dominoi rivalin e tij duke e fituar atë 6-1, transmeton TCh.

U kualifikua për në 1/8-at e finaleve të “Indian Wells” edhe Kei Nishikori, që mposhti Gilles Muller me rezultatin 2-0. Japonezi ishte dominues në fushën e lojës dhe i mbylli të dy setet me të njëjtin rezultat 6-2. Kundërshtari i radhës së Nishikorit do të jetë amerikani Donald Young, që mundi francezin Pouille me rezultatin 2-1 me sete, 6-4; 1-6; 6-3.