LAJMI I FUNDIT:

Federata urdhëron Chapecoensen të luaj ndeshjen e fundit

Federata urdhëron Chapecoensen të luaj ndeshjen e fundit

Edhe pse ende nuk ka kaluar një javë nga tragjedia që preku botën e futbollit ka ardhur një lajm jo i mirë nga Brazili.

Skuadra e Chapecoenses pësoi një aksident të tmerrshëm me aeroplan ku humbën jetën 19 futbollistë dhe pjesa tjetër e ekipit.


Mirëpo këtë fundjavë zhvillohet ndeshja e fundit në kampionatin brazilian dhe Chapecoense pritet të luaj ndaj Atletico Minieros.

Edhe pse nuk ishte në plan të luhej kjo ndeshje, ka qenë presidenti i Federatës së futbollit të Brazilit, Marco Polo Del Nero i cili ka këmbëngulur për tu zhvilluar takimi.

Këtë gjë e ka konfirmuar numri një i Chapeconeses, Ivan Tozzo.

“Kam folur me Del Neron për ndeshjen ndaj Atletico Minieros dhe më ka thënë se duhet të luhet ndeshja”.

“Iu kam përgjigjur se nuk kemi as 11 futbollistë, ndërsa ai tha se duhet të marrim lojtarët e rinj dhe ata që kanë mbetur gjallë pasi kjo ndeshje duhet të zhvillohet për t’i nderuar të ndjerët”.

Sipas presidentit të Chapeconeses, Federata e Brazilit dëshiron ta kthejë ndeshjen e fundit në një nderim të jashtëzakonshëm për ekipin që u largua nga kjo botë tragjikisht.

Kujtojmë se me skuadrën e Chapecoenses kishte për të udhëtuar drejt Kolumbisë edhe presidenti i Federatës së futbollit të Brazilit, Marco Polo Del Nero mirëpo në momentin e fundit e anuloi udhëtimin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori