LAJMI I FUNDIT:

FBK-ja në bisedime me Simone Pianigianin për selektor të Kosovës në basketboll

FBK-ja në bisedime me Simone Pianigianin për selektor të Kosovës në basketboll

Federata e Basketbollit të Kosovës është në biseda me trajnerin e mirënjohur në Europë, italianin Simone Pianigiani.

FBK-ja është afër të emërojë trajnerin e ri që do ta udhëheqë ekipin e Kosovës në parakualifikimet e Botërorit Kina 2019.


Drejtuesit e FBK-së, janë në negociata me Pianigianin dhe me gjasa të mëdha burime të ndryshme mësojnë se trajneri i mirënjohur italian do ti bashkohet Përfaqsueses kosovare, transmeton Superliga e Kosovës në Basketboll në Facebook.

Simone Pianigiani, ka një karrierë tejet të bujshme në basketbollin europian, ku karrierën si trajner e ka nisur fillimisht tek ekipi italian, Montepaschi Siena si asistent më pas edhe trajner, ku me këtë ekip e ka fituar 6 herë titullin e kampionit të Italisë. Më pas e ka drejtuar, reprezentacionin italian për vite me radhë, në EuroBasket 2011, EuroBasket 2013, si dhe në EuroBasket 2015. Në sezonin 2012-13, e ka drejtuar gjigantin e basketbollit turk dhe europian Fenerbahce.

Gjashte herë kampion në Itali, fituesi i Kupës në Turqi dhe dy herë pjesëmarrës në final-fourin e Euroligës me Montepaschi Sienan, Pianigiani shihet si kandidati kryesor për të marrë timonin e Kosovës.

Ndërsa momentalisht, Simone Pianigiani e drejton ekipin izraelit Hapoel Jerusalem, ku para pak ditësh edhe e ka fituar Kupën e Izraelit me ekipin në fjalë.

Përpos Italianit, trajneri tjetër i kontaktuar është Gjermani Dirk Bauremann. Fitues i medaljes së argjendë në Eurobasket 2005 me Gjermaninë qe udhëhiqej nga Dirk Nowitzki, Bauermann për afro 10 vite ka qenë trajner i pancerëve, ndërsa së fundi ka drejtuar kombëtaren e Iranit. Sidoqoftë duket se zgjedhja e parë për FBK pritet të jetë Italiani, Pianigiani, ndërsa marrëveshja edhe mund të përmbyllet në ditët në vazhdim.

/Superliga e Kosovës në Basketboll/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori